Përkeqësimi i situatës nga Covid-19, Greqia mbyllet në fundjavë

Përkeqësimi i situatës nga Covid-19, Greqia mbyllet në

Pas një takimi të gjatë dhe me debate të Komitetit të Sëmundjeve Infektive, që zgjati më shumë se tetë orë, ekspertët i propozuan qeverisë greke vendosjen e ndalim-qarkullimit nga 18:00 pasdite deri në 5:00 në në mëngjes gjatë fundjavës, ndërsa dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura, raportojnë mediat helene.

E gjithë Greqia është ndarë në disa zona dhe sipas këtyre zonave janë marrë edhe masat përkatëse.

Në zonat e konsideruara me rrezikshmëri të lartë virale do të mbyllen shkollat, çerdhet, dyqanet, etj.

Ndërsa, zona të kuqe tashmë konsiderohen edhe Athina, Selaniku, dy qytetet që kanë numrin më të madh të popullsisë së vend. Në këto zona do të ndryshojë orari i qarkullimit në fundjavë si dhe do të mbyllen shkollat e liceut. Blerjet në dyqane do të bëhen vetëm duke hyrë në një platformë elektronike dhe duke porositur artikujt nga shtëpia.

Masat e reja vijnë pas rritjes së rasteve në 14 ditët e fundit.

Në 24 orët e fundit Greqia ka shënuar 1,195 raste të reja dhe 19 humbje jete nga Koronavirus. Ndërsa nga nisja e pandemisë shteti fqinj regjistron 162,107 të infektar dhe 5922 viktima.

Rajoni Lajme Greqi Covid-19 Lajmi i fundit Greqi masat

EMISIONET