Përballja me Bjellorusinë, Çekiçi: Shpresoj të aktivizohem e më pas të gjej golin
Trajneri i kombëtares Edi Reja, ka thërritur disa emra të rinj në skuadër për përballjen me Bjellorusinë.
Një ndër to, është dhe talenti Endri Çekiçi.
Në konferencën për mediat, ai tha se ishte i lumtur për ftesën dhe se do jepte maksimumin për ekipin nëse do të aktivizohej.
Qëllimi i tij fillimisht do të jetë aktivizimi, e më pas gjetja e golit.
Endri Çekiçi: ‘’Jam I lumtur që jam këtu. Në momentin që jam pjesë e ekipit, qëllimi im është që të jap maksimumin. Shpresoj që të marr minutra në këtë ndeshje, dhe të ndihmoj ekipin. Si fillim, qëllimi kryesor është që të marr minuta, dhe hap pas hapi do vijë goli.’’
Shqipëria do të ndeshet me Bjellorusinë më 4 shtator, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Lexo edhe: Broja: Pas 1 viti kthehem te Chelsea, i kënaqur nga ftesa për në kombëtare
