"Përballë fqinjëve ulin pantallonat nën shollën e këpucëve", Rama: Minoriteti grek është vlerë jo problem, kë do mbrojë Shpëtymi i doganës?
Kryeministri Edi Rama foli nga Saranda për minoritetin grek, duke u shprehur se qeveria e tij ka bërë më shumë se çdo qeveri tjetër për minoritetet.
Këtu ai solli në vëmendje legalizimet e banesave dhe regjistrimin e tokave.
Kreu i qeverisë hodhi akuza ndaj opozitës dhe posaçërisht nga kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi, që sipas tij këtë minoritet e shohin si probem dhe jo vlerë.
Rama: Minoritetet janë një pasuri e madhe dhe një dhuratë dhe bekim për një vend. Minoriteti grek është ndër minoritetet që ka prezencën më të qenësishme dhe një mishërim i lidhjes që ekziston prej shumë kohësh mes dy popujve dhe dy vendeve.Minoritarët grekë në Shqipëri janë qytetarë shqiptarë me kombësi greke. Qytetarët e këtij vendi janë me ligj dhe do të jenë dhe me zakon me të drejta të barabarta. Sa i përket minoritet grek nuk besoj se ka ndonjë forcë tjetër politike apo qeveri tjetër që ka bërë më shumë për minoritetin grek. Edhe kur marrëdhëniet me Greqinë nuk ishin në nivelin më të mirë nuk kemi reshtur së bëri atë që na takon qe jeta, siguria dhe ardhmëria e familjeve minoritare në vendin tonë të jetë sa më e mirë. Këtu vi te gjithë procesi i legalizimit të pronave, ndërtimeve, e bëmë ne. Janë plot familje që sot kanë titullin e pronësisë.
Edhe sa i takon çështjes së tokës, këtu kam qenë gjithmonë i ndjeshëm dhe i palumtur nga deklaratat që bëheshin me deklaratat që bëheshin nga ana tjetër sikur kjo çështje mbahej pezull për shkak të minoritarëve. Jo sepse edhe shqiptarët kanë vuajtur të njëjtën gjë, nuk është se shqiptarët merrnin pronat dhe grekët jo, askush. Të dyja janë goditur njësoj edhe nga krimet ndaj pronës, edhe nga devijimet ndaj pronësisë, edhe nga maskarallaqët e viteve të shkuara. Janë goditur njësoj edhe familjet e qytetarëve me origjinë shqiptare dhe greke.
Kjo është një çështje që po zgjidhet hap pas hapi. Janë dy elementë shumë të rëndësishëm, shtëpia dhe toka. Kemi hapur zyrën arsimore në zemër të minoritetit dhe jemi shumë të interesuar që fëmijët e minoritetit të kenë të gjitha kushtet për studiuar dhe mësuar në gjuhën e tyre amtare. Kjo është pasuri nuk është problem. Kush e bën problem dhe kush krijon probleme me minoritetet, janë po ata të detit, po ai lloj hipokritësh që kur rrinë përballë politikisht me fqinjët i ulin pantallonat nën shollën e këpucëve ndërsa kur vijnë këtu dhe sidomos duan pushtet me zor janë në gjendje të bëjnë sikur janë gati të marrin armët për të mbrojtur kufijtë.
Nga kush do të ti mbrojnë kufijtë këta? Nga kush do ta mbrojë detin dhe çështjen çame Shpëtimi i doganës, që ishte Shpëtymi i doganës? Nga kush, nga kush? E kam për të gjithë çamët e zonës. Do ta mbrojë nga unë, Damiani, nga kjo qeveri, kjo forcë politike që e ka vendosur dinjitetin kombëtar në themel të politikës së jashtme dhe e ka bërë Shqipërinë të respektueshme si asnjë herë më parë. Grekët kanë të drejtë që thonë 12 milje, por nuk janë këtu, nuk do të thotë që kanë të drejtë të marrin detin tonë se as kanë dhënë shenjë që do ta marrin dhe as nuk ka këtu. Ku jemi në doganë, në kohën e tymit që kalonte kamioni nën tra. Sigurisht që komuniteti grek është i lidhur me kishën ortodokse greke dhe është i lidhur me objektet e kultit. Kush ja u dha titullin e pronësisë kishave dhe xhamive në Shqipëri? Ja dhanë këta që po përmeden apo ne?
Sot janë pronarë të xhamive, kishave dhe teqeve, komunitetet. I kishin pa letra. Doli një figurë nga këta dhe donte t'ua merrte kishën në Elbasan. Ne kemi sfidën që marrëdhënien me Greqinë ta çojmë në nivelin e marrëdhënies së njerëzve të zakonshëm grek dhe shqiptarë. Gjithmonë problemi ka qenë politik. Fola për këta tanë por kanë grekët të tyret që janë njësoj si këta.Kur thonë se varrezat greke në jug janë dorëzim i sovranitetit.
Në Bashkimin Sovjektik një nga varrezat më të mëdha është ajo e nazistëve që nuk ka krahasim. Këtu bëhet fjalë për tu dhënë varr atyre që kanë lënë kockat këtu në një luftë që nuk ishte e jona. Varrezat i nënshkroi Saliu dhe janë po këta të Saliut që thonë është Edi Rama për të prodhuar sapun politik që ti futet në fyt kujt ta hajë dhe të mbushet me flluska gjithë dynjaja. Kaloi miu nën mustaqe herën e parë dhe erdhi Sudja.Në fund u bë flluskë e gjithë Shqipëria dhe plasi. Herën e dytë nuk kishte Sude. Po ishte vetë Saliu si vetë Vehbiu, në 2013 gjetëm malin me borxhe.
