"Për 30 vjet krerët e partive janë sjellur si kopje të diktatorëve" Ceka: Ka fytyra të reja por jo zëra të ri

"Për 30 vjet krerët e partive janë sjellur si kopje të

Ku jemi sot 30 vite nga lëvizja studentore. Profesor Neritan Ceka në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini bën një prognozë.

Ora News: Ku jemi sot më 8 dhjetor 2020, a ka mbetur në klasë politika shqiptare

Neritan Ceka për Ora News: Besoj se mori një ndëshkim, por jo politika,  gjithë populli shqiptar me moshapjen e negociatave që ishte premtimi më i madh i 8 Dhjetorit.  

Parrulla kryesore nuk ishte program i madh por me dy pika: Liri Demokraci! Edhe kjo nuk është plotësuar dhe  “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Jemi padrejtësisht jashtë Europës pavarësisht se gjysma e popullit tonë jeton në Europë.

Çdo shtëpi ka gjysmën e familjes në Europë e gjysma tjetër është akoma diku mes Koresë së Veriut dhe Kubës.

A jetojmë sot demokracinë?

Neritan Ceka për Ora News: Nuk mund të themi që jemi vend demokratik. Një vend demokratik ka parlamentin, ne nuk e kemi. Ne kemi një zyrë të PS-së që funksionon si parlament. Është për të ardhur keq. Është jo vetëm një karikaturë e një parlamenti serioz, por dhe një kopje e keqe  e parlamentit të kohës së komunizmit.

Demokracia nis nga ligji. Nëse nuk plotësohen organet kryesore të ligjit , Gjykata e Lartë e Gjykata Kushtetuese, atëherë ne nuk jemi në demokraci

Si shpjegohet?

Neritan Ceka për Ora News:  Faktori kryesor është klasa politike. Formalisht kemi demokraci por pastaj kemi sundimin e një personi ose një grupi të vogël njerëzish. Kjo është Shqipëria. Por besoj se është e përkohshme siç ishte diktatura komuniste.

Diktatura komuniste zgjati 40 vjet, por kjo lloj diktature që nuk ndihet nga të gjithë, ky është problemi. Janë 40% e shqiptarëve të cilët e votuan këtë lloj, i pëlqen shteti jo si mundësi për të gëzuar lirinë e tyre por si mundësi për tu mohuar lirinë të tjerëve. Ky është ndryshimi mes atij 20% dhe pjesës së tjetër të popullit, ku ka një masë të konsiderueshme, gati 50% që qëndrojnë indiferentë ndaj kësaj situate dhe nuk shkojnë në votime."

A do duhet të ndryshonim këtë frymë të klasës politike?

Neritan Ceka për Ora News: Kërkon një rrotacion, por ata që janë përgatitur të vijnë në pushtet duhet të vijnë me një program që prek përmbajtjen e shtetit. Pra nuk duhet të kemi vetëm program në lidhje me pensionet, me mbështetjen  e biznesit të vogël apo fermerëve.

Duhet të përcaktohet mirë vendi i partive politike dhe krerëve të partive politike. Këto 30 vite kanë treguar që krerët e partive janë sjellur si kopje të diktatorëve, që u përmbysën. Po ashtu dhe klasa politike është një klasë që nuk po manifeston zëra të ri. Fytyra të reja kemi plot, por jo zëra të ri. Ashtu si në 1991 ku kishim një diversitet mendimi, por kjo është e mbytur plotësisht  në PS dhe nuk po manifestohet në mënyrë të qartë në PD.

Por çfarë kemi fituar në këto 30 vite demokraci?

Neritan Ceka për Ora News: Nuk duhet të jemi të dëshpëruar. Nuk duhet të mohojmë çdo gjë. Pjesa më e madhe e lirive është e siguruar. Liria e shtypit, e fjalës, e organizimit, por nuk është e garantuar, sepse shteti mundohet ti kufizojë ato liri jo me mjete dhune por në mënyrë indirekte siç është kërcënimi me vendin e punës, kërcënimi për bizneset, favorizimi i mediave që i bëjnë fresk pushtetit.

Favorizimi i gazetarëve që sillen si lakejtë pushtetit. E gjithë kjo krijon një atmosferë që nuk i jep mundësi popullit që të paktën një ditë, ditën e zgjedhjes ta ndjejë veten i lirë për të vendosur se kush është përfaqësuesi i tij. Këtu është defekti i madh që kemi në demokracinë shqiptare

Intervistën pëlqen ta mbyllë me një urim për të gjithë të rinjtë ambiciozë që Shqipërisë nuk i mungojnë.

"Përshëndes rininë me vullnetin që tregon dhe pjesëmarrjen në jetën politike, vajtjen në universitete dhe rritjen e cilësisë. Dua të përshëndes të rinjtë e Hekalit që morën pjesë në ekspeditën arkeologjike. Me këtë rini Shqipëria ka një të ardhme"

Vendi Lajme Politikë neritan ceka

EMISIONET