Pensionistët: Po blejmë ilaçe dhe nuk kemi mundësi t'i paguajmë
210 mijë pensionistë që marrin ilaçe me recetë të rimbursueshme shprehin, nëpërmjet sindikatës së tyre, se skandali i barnave i ka dëmtuar ato.
Argumentet që japin të moshuarit janë mos marrja e kërtyre ilaçeve me rimburisim si më heret për shkak se nuk i gjejnë më nga farmacitë dhe pagesa për blerjen e medikamenteve që shkon më shumë se pensioni i tyre.
Hysen Daja, sindikata e pensionistëve: "Skandali i abuzimit me recetat me ilacet e rimbursueshme qe i perdorim per semundjet kronike dhe te rrezikshme si tek diabetiket qe perdorin insulina te diteve te ndryshme, semundjet ontologjike qe shoqerojne moshen e trete, te cilet perdorin ilaçe te shtrenjta e me fitime per abuzuesit hajdute".
Pensionistët i kërkojnë qeverisë që të luftohen këto rrugë të rrezikshme të vjedhjes së ilaçeve dhe të merren masa që mos të ndodhin më këto akte.
