Me turqit, Rinasi e nis me "bismillah", ngrihet avioni i parë me pasagjerë, kthehen në punë disa kontrollorë

Pas një bllokimi prej dy ditësh mëngjesin e kësaj së premte është ngritur avioni i parë, ai drejt Bolonjës e më pas të tjerët me radhë. Shkak për bllokimin e aeroportit u bë ndalimi i punës i kontrollorëve që nuk pranojnë uljen e pagës në masën 70%. Ndërkohë mësohet se disa nga kontrollorët shqiptarë janë kthyer në punë ditën e sotme pas bllokimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte të shumtë ishin qytetarët që prisnin në radhë për të udhëtuar drejt destinacioneve përkatëse

Ashtu siç u lajmërua që fluturimet do të nisnin, avioni i parë që u ngrit ishte ai drejt Bolonjës

Por të paqartë janë udhëtarët të cilët do të shkojnë në Bergamo. Prej tre ditësh ende nuk dinë se çfarë do të ndodhë.

"Për Bergamon nuk kemi asnjë informacion, në momentin që do të kemi do t'ju njoftojmë" shprehet punonjësja.

"Nuk po gjejmë asgjë për Bergamo".

Mësohet se disa nga kontrollorët shqiptarë që kishin nënshkruar deklaratën e paaftësisë së përkoshme janë kthyer në punë ditën e sotme, duke zbërthyer ngërçin që u krijua prej tre ditësh në aeroport.

Po ashtu në vendin tonë kanë ardhur dhe disa kontrollorë turq dhe grekë.

Lexo edhe: Rikthehet puna në Rinas, 3 avionët që nisen pas pak

https://youtu.be/ZSfhTXPByuc

Vendi Lajme rinas Aktualitet fluturime turqit

EMISIONET