Partia e la në pritje, por Salianji nuk humbet kohë. Takime me strukturat në Korçë: PD, fituese në 25 prill

Partia e la në pritje, por Salianji nuk humbet kohë. Takime me

Lënia në listën pritëse nga Komisioni nuk e ka penguar Ervin Salianjin që të vazhdojë po njësoj fushatën përgatitore para zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë një takimi me strukturat e PD-së në Korçë, ku ishte i vetmi ish-deputetnga lista e 2017- ës në këtë qark që u konfirmua nga anëtarësia, Salianji shprehu bindjen  në fitoren e Partisë Demokratike.

Falenderimin kryesor ai epati për demokratët, duke evidentuar se 8 vite në opozitë nuk kanë qenë të lehta për ta.

Salianji: Në Shqipërinë tonë shumë pak kemi dëgjuar të thuhet faleminderit, ju faleminderit dhe mirënjohje për ju, për çdo votë për çdo kontribut. Mirënjohja është kollonë e ndërtimit dhe se bashku kemi ndërtuar tullë më tullë në çdo cep një strukturë të fortë dhe fituese që asgjë se prek dot.

Së bashku kemi përballuar  shumë veshtirësi dhe padrejtësi, vitet e opozitës janë të veshtira për ju dhe familjet tuaja. E di se sa keni vuajtur në 8 vite opozitë pa përfituar asgjë. Keni dhënë dhe do jepni sepse ju luftoni për ideale, pavarësisht se ju kanë sakatuar në biznese, në vende pune, ju kanë presionuar dhe kërcënuar por s'ia kane dalë e s'do ja dalin.

Ju jeni Partia Demokratike, partia e lirisë!  Çdo përballje me vështiresitë, së bashku kemi menduar përgjegjësinë e gjithë  shqiptarëve prandaj nuk tërhiqemi e nuk do tërhiqemi. Ne kemi zgjedhur luftën e përplasjen, ju kemi dalë përballë pa u fshehur, kemi nxjerrë qelbin e korrupsionit, krimit dhe pisllëkut në sipërfaqe, është vetëm çështje kohë sa të thahen e tretën dhe të ikin me gjithë pështirësinë që kanë krijuar. Në 25 Prill ne do të sjellim ndryshimin. Të gjithë bashkë me fitoren e thellë të Partisë Demokratike.

Vendi Lajme Politikë ervin salianji

EMISIONET