Paqeruajtësit francezë detyruan vajzat të kryejnë seks me një qen, OKB kërkon investigim

Paqeruajtësit francezë detyruan vajzat të kryejnë seks me

Gati 100 vajza nga Republika Qendrore e Afrikës kanë thënë se janë abuzuar seksualisht nga trupat paqëruajtëse ndërkombëtare.

Madje tre prej tyre pretendojnë se janë lidhur me forcë dhe janë detyruar të kryejnë seks me një qen, nga një komandat i ushtrisë franceze në 2014.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar hetim urgjent duke sqaruar se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhura tre vite më parë.

Një delegacion, nga misioni “Minusca” që ka qëllim vendosjen e stabilitetit atje ka intervistuar viktimat duke zbuluar dhe të dhënat e tmerrshme për trupat ushtarake të dërguara nga Franca

Rezultatet e hetimit nuk janë bërë publike ende.

Një zëdhënës tha se tre vajza kanë dëshmuar se ato së bashku dhe me një të katërt, e cila ka gjetur vdekjen ishin lidhur zhveshur në kampin ushtarak nga komandantki I forcave franceze “Sangaris”

Ata kanë thënë se janë detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale me një qen përpara se ti jepnin 6 paund secilës.

Një prej viktimave tha se që prej asaj ngjarjeje komuniteti e thërriste “qeni i Sangaris”

/Oranews.tv/

EMISIONET