Është mbyllur pa fitues dhe pa gola derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Në stadiumin e boshatisur për shkak të masave anti-Covid, asnjë prej skuadrave nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës.

Kjo ishte ndeshja numër 158 e luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947 deri në 2020 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat, raporton Ora News.

Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 66 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 42 fitore. 50 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Me këtë pikë, Partizani qëndron përkohësisht në vend të parë me 11 pikë, një më shumë se Vllaznia që luan nesër përballë Bylisit. Ndërsa Tirana ngjitet në kuotën e 6 pikëve në vend të shtatë pas 6 javësh kampionat, shkruan Ora News.

Pretendimi për penallti i Tiranës në fundin e ndeshjes:

Lexo edhe:

VIDEO/ Kushtoi 75 mln euro, tapeti i “Air Albania” si fushë me patate