PAMJE TË FRIKSHME/ Nëna dhe vajza 3-vjeçare humbën jetë, momenti kur përplasen nga shqiptari

PAMJE TË FRIKSHME/ Nëna dhe vajza 3-vjeçare humbën

Publikohen pamjet e aksidentit të frikshëm të ndodhur dy ditë më parë në Greqi dhe ku protagonist ishte një shqiptar.

Makina me të cilën ai lëvizte u përplas me një automjet tjetër që drejtohej nga një efektive policie, ndërsa me vete kishte edhe vajzën 3-vjeçare.

Fatkeqësisht, aksidenti rezultoi fatal për nënë e bijë që humbën jetën.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi vetëm 100 metra larg shtëpisë së 37-vjeçares. Ndërkohë, kanë dalë edhe pamjet e momentit të përplasjes.

Nga video vihet re se shqiptari po ecte me shpejtësi të madhe dhe në makinën e tij ndodhej edhe një emigrant me origjinë nga Azia.

Këta të fundit janë arrestuar të dy dhe po hetohen në lidhje me ngjarjen.

Rajoni Lajme Greqi Greqi shqiptari video aksidenti

EMISIONET