Pallatet “u rrezikojnë jetën”, banorët në Laç kalojnë natën jashtë, në Durrës protestë

Pallatet “u rrezikojnë jetën”, banorët në

Banorët e një pallati 5-katësh në Laç ngrenë alarmin se objekti ku jetojnë rrezikohet nga punimet për programin e rindërtimit. Ndërsa në Durrës, banorët e një pallati që pësoi dëmtime nga tërmeti, por u shpall i banueshëm, protestuan para prokurorisë për zvarritjen e hetimit për klasifikimin e dëmtimit.

Banorë të një pallati 5-katësh në qytetin e Laçit ndjehen të pasigurt në shtëpitë e tyre.

Ata ngrenë alarmin punimet në kuadër të programit të rindërtimit i kanë nxjerrë themelet ndërtesës ku jetojnë.

"Ka filluar dheut të gërryhet. Normal q ëka rrezik se unë jetoj në kat të pestë."

Kërkojnë që puna të ndërpritet menjëherë dhe të bëhet një studim i thelluar i zonës, që tu japë garanci për sigurinë e shtëpive.

Por kjo kërkesë deri më tani thonë se nuk është marrë parasysh, e po i  lë netëve pa gjumë.

"Duhet të rri jashtë gjithë natën. Kemi shkuar në bashki për zgjidhje, por nuk ka vepruar njeri. Jemi të rrezikuar."

Në Durrës, banorët e një pallati 12-katësh të dëmtuar nga tërmeti, por të shpallur të banueshëm protestuan para prokurorisë për atë që e quajnë zvarritje të hetimit për klasifikimin e dëmtimit.

"As nuk zbardhet dosja, as nuk zgjidhet."

Por teksa akuzojnë për zvarritjen e hetimit, ata ngrenë alarmin se objekti është mënjanuar 65 cm.

"Kërkojmë që të prishet pallati se do të zërë njerëzit brenda. Ka qenë 54 cm i anuar, tashmë ka shkuar 65."

Veç prokurorisë së Durrësit, banorët e pallatit kanë bërë denoncim në SPAK, ku akuzojnë drejtues e zyrtarë të bashkisë së Durrësit, mes tyre edhe ish kryebashkiakun Vangjush Dako si dhe strukturat që kanë lëshuar lejen e ndërtimit e objektit.

Vendi Lajme durres proteste banoret probleme Aktualitet ekspert

EMISIONET