Pakistan, të paktën 12 militantë të vrarë nga sulmet ajrore amerikane

Pakistan, të paktën 12 militantë të vrarë nga sulmet

Të paktën 12 militantë janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror amerikan në rajonin fisnor të Vaziristanit të Jugut, në Pakistan.

Zyrtarë të sigurisë pakistaneze kanë deklaruar se forcat amerikane kanë hedhur 12 raketa të cilat kanë pasur si shënjestër strehimet e militantëve në fshatin Babar Ghar.

Nuk është bërë i njohur identiteti i militantëve, por, fshati Babar Ghar njihet si fortesë e tale banëve nga Pakistani.

Ky është sulmi i tretë nga ajri i forcave amerikane në Pakistan i bërë brenda këtyre pesë ditëve.

Ndërkohë, Islamabadi ka kritikuar amerikanët për këto sulme duke i fajësuar ata për vdekjen e qindra civilëve.

EMISIONET