Paketa lehtësuese për biznesin, Ahmetaj: I kushton shtetit 2.2 miliard lekë

Paketa lehtësuese për biznesin, Ahmetaj: I kushton shtetit 2.2 miliard

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i ftuar në “Tonight Ilva Tare” ka folur për ecurinë e ekonomisë shqiptare, investimet, aksionet dhe taksat e biznesit.

Ai ka bërë të ditur se buxheti për vitin 2016 është miratuar nga qeveria dhe të hënën ka shkuar për diskutim në Kuvend.

Ilva Tare: E keni miratuar, e keni kaluar në qeveri?

Arben Ahmetaj: Po.

Ilva Tare: Javën e kaluar?

Arben Ahmetaj: Po

Ilva Tare: Pse nuk është bërë publike ?

Arben Ahmetaj: Sot shkon në njohurinë time besoj do ketë shkuar para nja 7-8 orësh, në orën 1 të drekës do ketë shkuar në Parlament.

Më tej Ministri ka thënë se heqja e taksave për bizneset deri në 5 milionë lekë të reja i kushton shtetin 2.2 miliard.

Arben Ahmetaj: 83 300.

Ilva Tare: Në gjithë vendin? 83 mijë biznese që përfitojnë nga taksat zero?

Arben Ahmetaj: Po.

Ilva Tare: Sa është kostoja që do paguajë buxheti i shtetit?

Arben Ahmetaj: 2.2 miliard.

Ilva Tare: Si do ta mbuloni këtë?

Arben Ahmetaj: Nga përmirësimi i të ardhurave nga deklarimet ë do të vinë nga transaksionet zinxhirë, kryesisht nga biznesi i madh.

Megjithatë, ekonomia shqiptare ka arritur të prodhojë sipas Ministrit rreth 167 mijë vende të reja pune nga viti 2013 e deri tani.

Përveç kësaj, Ahmetaj ka thënë se borxhi publik për këtë vit dhe vitin tjetër do të ulet.

Arben Ahmetaj: 167 mijë vende të reja pune të regjistruara në bordero.300 mijëshi është...

Ilva Tare: Premtimi juaj për vende pune?

Arben Ahmetaj: Me gjithë bujqësinë.

Ilva Tare: Me gjithë bujqësinë, e kam pyetje më vete bujqësinë.

Arben Ahmetaj: 167 është vetëm në sektorin jobujqësor.

Ilva Tare: Borxhi është 74, jo 70...

Arben Ahmetaj:Jo, e keni shumë gabim. 72.2 deri në 31 dhjetor.

Ilva Tare: Do jetë 72.2?

Arben Ahmetaj:Po.

Ilva Tare: Do e ulni pra?

Arben Ahmetaj:Po.

Ilva Tare:Se ka qenë 74.

Arben Ahmetaj: Dhe do ta çojmë 70.8 në 2016. 70.8% është borxhi për 2016.

Përsa i përket investimeve, Ministri ka informuar se për Rrugën e Arbërit po negociohet ende por asgjë nuk ka mbaruar dhe gjithçka varet nga kostot e rrugës, ndërsa Rruga e Kombit kërkon një investim shtesë prej 150 milionë dollarë për t’u bërë një rrugë me standarde ndërkombëtare.

Arben Ahmetaj:Po negociohen kostot e projektit, sot që jemi duke folur dhe nuk ka përfunduar. Është një negociatë goxha e detajuar dhe e kujdesshme.

Ilva Tare: Dhe nëqoftëse nuk bini dakord për kostot e projektit?

Arben Ahmetaj:Nuk do ta bëjmë.

Ilva Tare: Nuk do ta bëni?

Arben Ahmetaj: Sigurisht se ne nuk do të bëjmë një rrugë e cila i ka kostot jo reale, ose i ka kostot e papërballueshme nga ne.

Ilva Tare: Pra nuk është e mbaruar, është pjesë negociate dhe gjithçka mund të ndodhë?

Arben Ahmetaj:Jo nuk është e mbaruar, gjithçka mund të ndodhë. Rruga e Kombit ka disa segmente serioze dhe ura pa mbaruar që e bëjnë atë shumë larg standartit ndërkombëtar. Dhe do të duhen minimalisht 150 milion dollarë që të vijë ajo rrugë në terezi.

Aeroporti i Rinasit është një tjetër pikë ku qeveria po negocion me konçensionarët dhe në bazë të negociatave është arritur të hiqet ekskluziviteti duke diskutuar për zgjatjen e periudhës së konçensionit në favor të kompanisë menaxhuese.

Arben Ahmetaj:Po e zgjidhim në mënyrë miqësore, pra është pranuar heqja e ekskluzivitetit.

Ilva Tare: Dhe ka vënë ndonjë kusht për këtë?

Arben Ahmetaj:Patjetër ka vënë kushtet e veta.

Ilva Tare: Cilat janë kushtet?

Arben Ahmetaj:Për atë që humbas, thotë kompania, dhe që është normale, do desha që të më zgjasni konçesionin. Nuk do t’ua zgjasim nga dita që po negociojmë, por nga dita që do fillojë të operojë aeroporti i ri. Pra do të llogaritet humbja e fitimit nga ajo ditë, jo nga sot që po negociojmë.

Zona e Spitallës, e shpallur nga qeveria si zonë me regjim fiskal të veçantë, do të sigurojë 1.5 miliardë euro dhe se për këtë qeveria ka marrë një garanci prej 15 milionë lekësh të reja.

Arben Ahmetaj: Zona ekonomike është një 500 hektarësh në Spitallë, mbi të cilën qeveria shqiptare vendos në bazë të ligjit të kaluar në parlament të krijojë një regjim të ri fiskal. Në Spitallë as nuk po falet tokë, as nuk po falet para publike, nuk po falet. 150 milion lekë vetëm për tre letra, tre letra që ka dorëzuar atje, i kemi thënë në bazë të ligjit: Ti je serioz për këto tre letra?Lë një çikë garanci që këto letrat janë serioze, pastaj ne do ti vlerësojmë sa serioze janë.

Ilva Tare: I keni mbajtur garancinë në këtë rast?

Arben Ahmetaj:150 milion lekë të vjetra. Nuk është se zhvilluesi që mori zhvillimin e zonës do të investojë 1.5 miliard, zhvilluesi do të sjellë investime 1.5 miliard nga një kompani kondicionerësh, një kompani që prodhon pajisje mjetesh bujqësore.

Së fundmi, paketa fiskale e vitit 2016 do të ketë një taksë të rritur në relacionin e saj. Ajo është taksa për makinën e luksit.

Ilva Tare:Taksat keni thënë që nuk do të rriten.

Arben Ahmetaj: Po. Ah jo, ka një taksë që do të rritet.

Ilva Tare:Cila?

Arben Ahmetaj:Taksa e makinës së luksit.

EMISIONET