“Paguaj 1mln lekë në muaj për tu bërë miliarder në Shqipëri? Dua të di kush i blen” Debati Vasili – Oga në PolitikON
Këtë të hënë në emisionin PolitikOn është trajtuar si temë influencuesit e internetit dhe si ndikojnë ata në sjelljen e të tjerëve. Gazetari Edi Oga dhe aktori Laert Vasili po diskutonin rreth paketës së aktorit Ermal Mamaqi, se si të bëhesh i sukseshëm dhe të dy ranë dakord në një pikë se çmimi i saj është shumë i kushtueshëm për xhepat e shqiptarëve.
DEBATI
Oga: Ai mendon dhe një million e ca veta besojnë se ka një sukses, ka famë, ka para, ka çfarë do aid he i ka fituar me zotësinë e tij. Për mua si person nuk është ky suksesi, mendoj një sukses tjetër. Unë iu shkoj tangent, teoritë e Ermalit dhe të Edi Ogës.
Vasili: Në qoftë se jeton në një vilë që bën një milionë e gjysëm euro dhe nuk ke mundësi, ose nuk do të japësh 5 lekë që dikush të të bëjë drejtshkrimin e asaj që ke shkruar do të thotë që e rëndësishme për ty është përfitimi në çdo lloj mundësie.
Oga: Kjo nuk na drejtohet ne të dyve, se dhe unë kam njëçik problem me shqipen korrekte. Ai e di shumë mirë se nuk do na i shesë ne atë paketë. Kështu që ata që do blejnë këtë paketë kanë 4-5 fjalë kyçe: miliarder, Ermali, karrierë. Këto tre fjalë i bëjnë përshtypje dhe mund ta blejnë.
Vasili: Të jemi pak më realist. Çmimin e shihni që thotë 24 mijë euro.
Oga: Çmimi është gabim është 9 mijë euro me TVSH. Ka dalë Ermali dhe ka thënë çmimi është 9 mijë euro dhe mua prap s’më duket e arsyeshme.
Vasili: Njihni shumë shqiptarë, ku rroga bazë në Shqipëri është 200 deri në 300 mijë lekë (të vjetra), që do japin 12 milionë, pra një milionë lekë në muaj për të bërë dy dreka, për tu bërë miliarderët e Shqipërisë, vetëm po të jenë budallenj.
Oga: Ermali i ka shitur disa paketa dhe bravo i qoftë. Ndërsa do doja të dija kush i ka blerë këto, këto më shqetësojnë, jo Ermali.
