Padia ndaj Ademit, sponsori i Vllaznisë: Loja politike e iniciuar nga këshilli tremb investitorët

Padia ndaj Ademit, sponsori i Vllaznisë: Loja politike e iniciuar nga

Pas padisë ndaj Voltana Ademit nga Këshilli bashkiak i Shkodrës, reagon sponsori Vllaznisë, Alban Xhaferri.

Ai shkruan se loja politike e iniciuar nga këshilli nuk e prek thelbin, por krijon një gjendje paniku tek çdo investitor, sponsor apo partner që do ta ndihmoje me zemër Vllazninë.

Ai shton se zgjidhja e vetme për sukses të qëndrueshëm është kalimi i shumicës së aksioneve tek investitori serioz dhe korrekt.

Xhaferri: Këshilli Bashkiak apo Kryetaria e Bashkisë, asambleja e Vllaznisë së futbollit?! Loja politike e iniciuar nga këshilli që në fakt nuk prek thelbin por krijon një gjendje paniku tek çdo investitor, sponsor apo partner qe do ta ndihmoje me zemër Vllazninë. Zgjidhja e vetme për sukses te qëndrueshëm në planin sportiv, administrativ dhe financiar afatgjate është kalimi i shumicës së aksioneve tek investitor serioz dhe korrekt.

Ky proces duhet te nisë menjëherë sepse Vllaznia ka mbet skuadra e vetme e superligës me aksioner 100% Bashkinë. Ne do ta mbështesim fuqishëm Vllazninë e futbollit dhe ky sezon duhet të jetë fillimi i ndryshimit për ta cuar drejt fitoreve të mëdha.

Vendi Sport Lajme investime padia Aktualitet ademi sponsori loja politike keshilli

EMISIONET