Pa furnizimin 24 orë me ujë nuk hiqen depozitat, Veliaj në Yzberisht

Pa furnizimin 24 orë me ujë nuk hiqen depozitat, Veliaj në

Brenda muajit maj do të marrë fund problemi i ujit të pijshëm për shumicën e banorëve të zonës së Yzberishtit.

Kjo falë bashkisë së Tiranës e cila pas përfundimit të fazës së parë të punimeve që kanë të bëjnë me shtrirjen e tubacionit kryesor në rrugën "3 Dëshmorët" nisi fazën e dytë të projektit që ka të bëjë me shtrirjen e rrjetit në 200 shtëpitë e para që do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

I shoqëruar nga drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Redi Molla, kryebashkiaku Veliaj ndoqi nga afër punimet dhe theksoi se falë këtij investimi, për herë të parë banorët e kësaj zone nuk do të vuajnë mungesën e ujit.

“Falë modernizimit që i bëmë sistemit të mbledhjes së të ardhurave, duke i futur të gjitha tarifat në faturën e ujit, kemi rritur ndjeshëm të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Duke filluar nga ky muaj i parë, kur mbi 90% e qytetarëve janë përgjigjur duke paguar në mënyrë korrekte taksat e Bashkisë, jemi gati t’u përgjigjemi menjëherë me investime. “Sa më korrekt të jemi me bashkinë, aq më të përkushtuar do të jemi që të gjitha qindarkat që mblidhen nga qytetarët e Tiranës, të përkthehen në investime

Sipas kryebashkiakut Veliaj projektet që bashkia ka nisur të zbatojë për heqjen e depozitave do të vijojnë vetëm pasi ajo të ketë siguruar më parë ujin e pijshëm 24 orë

“Pasi qytetarët të binden dhe të shikojnë vetë që uji vjen pa ndërprerje, atëherë do t’i lusim që në një periudhë disa javore të fillojnë reduktimin e depozitave. Ndaj, dua të qetësoj të gjithë qytetarët, bashkia nuk do të vijë të heqë depozitat, përkundrazi, bashkia do t’u sjellë shërbimin me ujë 24 orë dhe teksa provohet që uji ka ardhur 24 orë, iu kërkojmë gradulisht reduktimin e depozitave"

Drejtori i UKT-së, Redi Molla theksoi faktin se projekti do të shtrihet edhe në lagje të tjera të kësaj zone të cilat prej vitesh kanë vuajtur nga mungesa e ujit të pijshëm.

 

EMISIONET