Bravo Drejtësia e Re(amës)!
Çështja e "vulës" së PD-së do të studiohet me kuriozitet nga juristët për dekadat që do të vijnë.
- Gjykata nuk ka tagrin të vendosë kush e drejton një parti; atë e vendos anëtarësia.
Partitë janë bashkim vullnetar, atyre nuk mund t'ju imponohen drejtues.
Vendimi i duhur i Gjykatës do të kishte qenë të refuzonte shqyrtimin e rastit sepse palës Alibeaj i mungon legjitimiteti.
Por, Gjykata e pranoi dhe logjika ta do se kjo ka ndodhur për t'i bërë qejfin dikujt.
Gjykata e di që nuk ka tagër të vendosë mbi çështjen, por duke e marr përsipër, tani i duhet t'i jap udhë.
Ajo nuk mund të vendosë të rrëzojë Berishën sepse ai do të ishte nonsens juridik. Por, nuk besoj se ai është qëllimi.
Qëllimi është vonimi i vendimit, për të penguar Foltoren të marrë pjesë në zgjedhje me simbolet e legjitimitetit të PD-së.
Përfituesit e kësaj mënyre veprimi janë:
1. Grupimi Basha-Alibeaj, i cili fuqizon pozitat e veta, paçka se artificialisht dhe për një kohë shumë të shkurtër.
2. Rama, i cili vazhdon të gëzohet e të shijojë përfitimet e përçarjes e gërr e hameve në PD.
3. AMBASADA AMERIKANE, e cila u pas 6 marsit të vitit të shkuar ndjeu kërcënimin e një poshtërimi të vërtetë nëse Berisha konfirmohej zyrtarisht në krye të PD-së. Nuk e imagjinoj që ata të mos jenë investuar në këto zhvillime.
PS: Të gjithë ata që pyesin "O Rezarta, po si ka mundësi që një ditë e mbështet Berishën e një ditë jo?!" ju sqaroj se mbështes parimet e konceptet politike.
Nuk i shtrembëroj ato sipas preferencave e mospreferencave të mia, siç bëjnë ca e ca.