Vendimi i Apelit, i pashoq dhe i paprecedent, firmosi rënien e demokracisë

Vendimi i Apelit, i pashoq dhe i paprecedent, firmosi rënien e

Nuk ka në Shqipëri dhe në botë, i madh e i vogël që nuk e di se kush është sot lideri i opozitës së vendit tonë.

Se kush është sot, ai që përfaqëson popullin opozitar.

Vendimi i Apelit, i pashoq dhe i paprecedent, nën juridiksionin e kryeministrit të vendit dhe kostumeve që flasin anglisht të cilët sot qëndronin në sallë si të dërguarit e sigurimit të shtetit dikur, firmosi rënien e demokracisë pas 33 vitesh në vendin tonë.

Nuk më intereson fare se ai që drejton sot Partinë Demokratike është shpallur “I padëshiruar” për Amerikanët, sepse këtu në Shqipëri jetojmë ne Shqiptarët dhe jemi ne ata që vendosim se kë dëshirojmë e kë jo!

Jemi ne Shqiptarët që përballemi me rroga mjeranësh, çmime pasanikësh, shëndetësinë e “Tires”, arsim spiropalësh dhe rend të degraduar.

Personat “non grata” i shpallim ne si popull, jo ata që Shqipërinë e shohin nga lart si “biftekun” e radhës për të ngopur orekset e tyre alla McGonigal-iste.

Dy janë rrugët, dorëzimi dhe nënshtrimi pa kushte, ose populli merr në dorë fatin e vendit dhe i ribën institucionet nga e para!

Sali Berisha duhet ta drejtojë tashmë opozitën ashtu siç ai di, atë opozitën “europianiste” t’ua lërë këtyre që Rama sot i mandatoi në vend të “kërpëratës” së djeshme.

Ndryshe bashkohuni me 750 mijë të afërmit, miqtë e familjarët që kanë marrë rrugët e botës këto 10 vite!

sali berisha pd vula vula e pd kryeministri arnold kariqi

EMISIONET