Operacioni i antidrogë/ Foto ekskluzive të parcelave me kanabis në Poliçan dhe pakot me drogë gati për tu trafikuar

Ora News publikon foto të operacioneve të asgjësimit të parcelave me kanabis në Poliçan si dhe ngarkesa me drogë e sekuestruar në Nikollarë të zonës së Potemit.

Shefi i policisë së Poliçanit së bashku me tre vartës si dhe funksionarë të pushtetit vendor u arrestuan me urdhër të SPAK si pjesë e një grupi që ka kultivar e trafikuar kanabis në zonën e Skraparit.

Hetimi i nisur nga SHÇBA ka evidentuar faktin se funksionarët lokalë dhe policia nuk kanë bërë detyrën duke lejuar kultivimin e më shumë se 5 mijë rrënjëve me kanabis, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatëshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar dhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike, informoi prokuroria.

Lexo dhe: Operacioni: Si u arrestua shefi i policisë së Poliçanit

 Grupi akuzohet se kultivoi e trafikoi kanabis në të paktën 18 episode dhe arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar "Gjergjova" si finalizimi i një operacioni që zgjati 7 muajsh.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike trafik droge skrapar parcela me droge

EMISIONET