Oketa: Nuk kam besim të plotë tek administrimi i zgjedhjeve, por në 25 prill do të ketë rrotacion

Oketa: Nuk kam besim të plotë tek administrimi i zgjedhjeve, por

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, ish-deputeti Gazmend Oketa u shpreh se nuk ke besim te administrimi i zgjedhjeve.

Oketa: Nuk kam besim të plotë tek administrimi i zgjedhjeve, pasi së pari e ka bërë Damian Gjiknuri. I gjithë procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe kodit zgjedhor, si dhe rrëzimin e dekretit të presidentit për gjendjen civile, ngrenë shumë pikëpyetje.

Po ashtu kemi dy çështje ose dosje të hapura me vjedhjen e votave. Deri më tani nuk kemi një zbardhje nga SPAK apo nga prokuroria për këtë çështje. Këto të bëjnë që të jesh pak optimist se si do të administrohen zgjedhjet.

Pavarësisht këtyre dyshimeve, kam besim se do të ketë rrotacion politik në 25 prill. Vota e qytetarëve do ta kalojë edhe votën e opozitës së bashkuar.

https://youtu.be/X7KzuO0ICC4

Vendi Lajme Politikë gazmend oketa rrotacioni politik administrim zgjedhjesh

EMISIONET