OBSH: 3300 persona vdesin në një vit nga sëmundjet që shkaktohen nga duhani
Vdekjet nga sëmundjet që shkaktohen nga duhani janë në nivele shqetësuese. Sipas OBSH-së, në një vit 3300 persona humbin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare apo ato tumorale që kanë si shkaktar konsumimin e duhanit. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se duhanpirësit jamë dekurajuar nga zbatimi i ligji antiduhan.
Në Shqipëri 3300 persona vdesin çdo vit nga sëmundjet që i atribuohen duhanpirjes si ato kardiovaskulare, apo tumorale.
OBSH me shqetësim thotë se në 15 vitet e ardhshme mortaliteti në vend nga konsumimi i duhanit do të rritet në 7500 persona.
Por Ministria e Shëndetësisë raporton për një situatë të përmirësuar të dekurajimit të duhanpirësve nga zbatimi i ligjit antiduhan.
Beqaj: Duhanpirja për nxënësit 13-15 vjeç në Shqipëri raportohet të jetë pothuajse përgjysmuar, duke u ulur në 6% nga 11.5% që ishte në 2009. Ndërkohë për djemtë e këtij grupi demografik shkalla e duhanpirjes është ulur në 8.3 nga 17.6%, ndërsa për vajzat në 3.6 nga 6.3%.
Për të ndaluar duhanpirjen në ambjentet publike, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur gjoba për subjeketet dhe vetë duhanpirësit.
Për një vit janë vendosur 505 gjoba, nga të cilat 444 janë gjoba ndaj biznesit, 27 gjoba për adminsitratorët, 34 për duhanpirësit.
Shuma e gjobave të vendosura arrin në 133 mln lekë.
