Nurellari: Asfalti elektoral është zëvendësuar me vaksinën, mizore të luash me jetën njerëzore
I ftuar në Tempora në nga Sonila Meço në RTV Ora, politologu Adri Nurellari u shpreh se inaugurimet elektorale janë një gjë e zakonshme në vendin tonë dhe se asfalti elektoral tashmë është zëvendësuar nga vaksinat.
Nurellari: Inaugurimet gjatë fushatës pak ditë para zgjedhjeve është jnë praktikë e zakonshme në vendin tonë. Edhe vaksina është diçka që ka zëvendësuar asfaltin elektoral. Se me asfaltin të prishet makina, por që mijëra njerëz mund të ishin shpëtuar nëse vaksina mund të kishte ardhur më parë.
Është mizore që të merresh me mbijetesën e njeriut për fushatë, një shkallë pandjeshmërie dhe empatie. Kjo është një fushatë me logo dhe spote publicitare, çka është e tmerrshme. Kryeministri ka shpërfillur ofertën e vaksinave ruse, madje edhe në fund të shkurtit refuzonte.
Ndërkohë, në ditën e hapjes së fushatës erdhën vaksinat kineze. Imagjinoni se sa njerëz do të ishin shpëtuar sikur vaksinat të ishin pranuar qysh në atë kohë.
