"Nuk pati mundësinë as ta mbante në krahë" 33-vjeçarja shtatzënë me Covid humb jetën pasi sjell në jetë djalin

"Nuk pati mundësinë as ta mbante në krahë"

Në muajin e tetë të shtatzënise, Erika Becerra u diagnostifikua me Covid-19. Ajo lindi në muajin nëntor dhe foshnja ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas CNN, pas një lindjeje normale në Detroid, Michigan, Becerra u intubua menjëherë pasi kishte probleme me frymëmarrje.

Fatkeqësisht tre javë më vonë, ditën e premte Becerra humbi jetën.

Pasi ishte e intubuar dhe pozitive me COVID-19, ajo kurrë nuk pati mundësinë të mbante djalin e saj në krahë, tha vëllai i saj, Michael Avilez për CNN.

Becerra, 33 vjeçe, ishte njëra prej 15 mijë viktimave gjatë shtatë ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bota Lajme shtatzene covid humb jeten

EMISIONET