“Nuk ka ndryshuar që nga viti 1998”, Jennifer Lopez zbulon ‘sekretin’ që të mban larg rrudhave

“Nuk ka ndryshuar që nga viti 1998”, Jennifer Lopez zbulon

Në fytyrën e Jennifer Lopez është paksa e vështirë që të gjesh një rrudhë, e madje fansat e akuzojnë se ka bërë botox.

Por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike këngëtarja dhe aktorja e famshme. Javën që shkoi. Ajo u shpreh se për “rininë e saj të përjetshme i detyrohet vajit të ullirit”.

Jennifer Lopez ka treguar se si dikur, kur ishte 23 vjeçe një doktor u përpoq ta bindte të bënte botox, por ajo nuk pranoi.

“Thjesht pyes veten se çfarë do të më kishte ndodhur po të kisha nisur botox-in aq e re. Fytyra ime do të ishte krejtësisht ndryshe nga kjo që kam sot”- tha ajo.

Por sërish fansat janë të sigurt që ajo ka bërë ndërhyrje në lëkurë, pasi sipas tyre, është e pamundur që të jetë kaq e re edhe në moshën 51-vjeçare. Ata nuk e besojnë dot se vaji i ullirit ka bërë “magji” në fytyrën e saj.

“J-Lo nuk ka ndryshuar që nga viti 1998. Do jetë ndonjë vaj i nivelit superhero”- ironizon një ndjekës.

Vaji i ullirit përmban antioksidantë, për të cilin disa njerëz pohojnë se ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së vijave të imëta dhe rrudhave. Sidoqoftë ai nuk ka kurrsesi të njëjtin efekt si një injeksion kundër rrudhave.

Showbiz Lajme rruga jennifer lopez sekreti i bukurise

EMISIONET