Nuk i pëlqyen fotot e saj “të shëmtuara”, Stina Sanders largohet nga agjencia e modës
Blogger-ja e cila humbi 5 mijë ndjekës në Instagram pasi postoi foto të vërteta dhe të sinqerta të jetës së saj, tanimë është larguar nga agjensia e modës për të cilën punonte pasi kjo e fundit nuk i pëlqeu fotografitë e saj të shëmtuara.
Stina Sanders nga Londra dikur publikonte pjesë të stilit të saj perfekt të jetesës, në hotele me 5 yje dhe me një të dashur tërheqës.
Pasi FEMAIL e sfidoi të ndante me admiruesit e saj foto të ndershme, ajo nisi të humbiste ndjekës.
Megjithëse 24 vjeçarja dha dorëhqejen nga agjencia e modës për të cilën punonte, modelja shprehet se kjo eksperiencë për të ishte “çliruese”.
“Në fakt unë humba 5 mijë ndjekës kur nisa eksperimentin. Nga 15 mijë ndjekës, kisha vetëm 10 mijë.Tani kam 123 mijë sepse mendoj se njerëzit e pëlqejnë sinqeritetin tim dhe preferojnë më shumë të shohin jetën time reale se sa foto të përpunuara me photoshop. Njëra nga agjencitë u bezdis nga fotot e mia të shëmtuara, kështu që u largova nga ajo agjenci”- shprehet Stina për FEMAIL.
Sanders shton se tani pjesa dominuese e ndjekësve të saj në Instagram janë femra.
/Oranews.tv/
