Nuk arritën të nuhasin tymin për shkak të Covid-19, adoleshentja shpëton familjen nga flakët

Nuk arritën të nuhasin tymin për shkak të Covid-19,

Një familje nga Teksasi që humbi nuhatjen për shkak të koronavirusit gati sa nuk vdiqën kur një zjarr përfshiu shtëpinë e tyre dhe ata nuk e nuhatnin tymin.

E vetmja anëtare e familjes që nuk kishte virus ishte vajza 17 vjeçarja, Bianca Rivera.  Kur adoleshentja ndjeu erën e tymit në shtëpi, menjëherë evakuoi tre anëtarët e familjes dhe katër qentë e tyre.

"Unë nuk e quaj veten hero. Unë thjesht bëra atë që çdokush tjetër do të bënte për familjen e tyre"-tha Bianca për CNN.  

Zjarri shpërtheu rreth orës 2 të mëngjesit në shtëpinë njëkatëshe, e cila pësoi dëmtime të mëdha.

"Kjo familje është me fat që është gjallë," -shkroi departamenti i zjarrit në Waco.

"Fillova të nuhas plastmasë të djegur. Atëherë e kuptova dhe vrapova jashtë dhomës sime," -tha Bianca.

"Unë nuk mund të kaloja as në korridor sepse kishte shumë tym."

Ajo pastaj u kthye në shtëpi për të shpëtuar kafshët shtëpiake të familjes.

"Isha e vetme për të mbrojtur familjen time. Nuk kishte rëndësi për mua nëse do të lëndohesha ose do të digjesha për sa kohë ata ishin mirë,"- shtoi Bianca.

Një nga simptomat më të zakonshme të Covid është humbja e nuhatjes dhe e shijes.

Bota Lajme koronavirus Covid-19 flaket

EMISIONET