Noka: Avionë më drogë fluturojnë mbi Shqipëri, Rama refuzon monitorimin
Një ditë pasi mediat on-line denoncuan se në plazhin e Semanit janë ulur dhe ngritur avionë të vegjel për trafik lëndësh narkotike dhe se policia kishte bllokuar rrugën për të mbajtur larg dëshmirarët, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti Demokrat Flamur Noka, hodhi akzua zyrtare mbi minsitrin e Brendshëm.
Noka: E vërteta është se policia gjendet aty me urdhër të Saimir Tahirit për të mbrojtur trafikun e drogës. Shefat e policisë aty, janë në shërbim të habilajve dhe kanë hisen e tyre në këtë biznes kriminal.
Mbrojtja e trafikanëtve të drogës sipas Nokës, është dhe arsyeja pse qeveria prej 34 ditësh nuk i përgjigjet letrës zyrtare të tij si nënkryetar i Komisionit të Sigursië, që kërkon fotografimin nga ajri të situatës së kultivimit të lëndëve narkotike.
Noka: Nuk përgjigjet Rama, dhe sigurisht nuk ka ndërmend ta fotografojë territorin, pasi e di mirë se çdo kodër e çdo pëllëmbë e vendit është mbjellë me kanabis. E di mirë dhe se kush e ka mbjellë, kush e kontrollon dhe ku ndahen përfitimet.
Sipas deputetit demokrat Shqiperia në të gjitha raportet po zë vendin e parë si vend tarfiku të narkotikeve i cili garantoi se kjo situatë do të marrë fund vetëm me largimine qeverisë.
/Oranews.tv/
