Noka: Nuk ka më dyshime se pajisja e përgjimeve është e paligjshme. Reagon Luan Rama

Noka: Nuk ka më dyshime se pajisja e përgjimeve është e

Në fund të mbledhjes maratonë të komisionit të sigurisë ku u zhvilluan seanca dëgjimore me disa krerë institucionesh, drejtuesi i komisionit, demokrati Flamur Noka tha se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policisë Haki Çako duhet të largohen, si e vetmja rrugë për hetim të plotë të pajisjes së përgjimit.

Noka tha se nuk ka dyshime që një pajisje e tillë është e paligjshme dhe ky ishte konkluzioni i të gjithë seancës dëgjimore me kreun e SHISH, kryeprokurorin, ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë.

Deklarata të tilla u kundërshtuan nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, sipas të cilit këto deklarime Noka mund t’i bënte vetëm nga selia e Partisë demokratike.

Noka:  Çështja pse ky komision ka kërkuar këto seanca dëgjimore ishte që: a ekziston një pajisje e tillë? U konfirmua nga kreu i Shërbimit Informativ dhe nga Kryeprokurori se ekziston. Çështja pse kërkuam seanca dëgjimore: a është futur në rrugë të ligjshme dhe të paligjshme dhe a është përdorur?

Me sa rezultoi nuk ka asgjë të ligjshme në këtë pajisje. Nga dikush mohohet dhe nga dikush pohohet. Ka një çështje penale dhe për sa kohë është ngritur shpresojmë që të zbardhet e vërteta.

Edhe ligji të veprojë edhe qytetarët të jenë të qetë dhe të zbardhet e vërteta. Ajo që gjykoj në cilësinë e kryetarit të komisionit, çmoj se: ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqje, drejtori i policisë duhet të japë dorëheqje që organet hetimore të kund të bëjnë detyrën. Në të kundërt, prezenca e tyre në ato detyra është se po përpiqen dhe po ndikojnë për të dështuar procesin hetimor.

Luan Rama: Ne nuk mund të bëjmë konkluzione dhe definicione politike. Ju zt. Noka, atë që thatë mund ta bëni në konferenca shtypi nga partia juaj. Nuk mund të keqpërdorni këtë komision.

/Ora News/

 

EMISIONET