“Një vit pa ju” Evi Reçi kujton me mall shtatë personat e afërm që humbi nga tërmeti i 26 nëntorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2020, 11:45
Më 26 nëntor të vitit që lamë pas, këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi humbi shtatë persona të afërm për shkak të tërmetit shkatërrues, që shkaktoi në total 51 viktima.
Sot, një vit pas tragjedisë së madhe, Evi ka kujtuar personat e dashur me një postim në InstaStory-n e saj.
Këngëtarja ka publikuar fotot e tyre, ndërsa krahas postimit shkruan:
“Më keni munguar shumë! Një vit pa ju!”
Familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja, ashtu sikurse mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.

