Alarm fals në Berat, policia u njoftua se një person ra nga Tebja e kalasë së Beratit
Policia dhe zjarrfikësja e Beratit u vunë në alarm këtë pasdite pas njoftimit se një person kishte rënë nga Tebja e kalasë së Beratit dhe kishte ngecur në një shkëmb.
Por pasi mbërritën në vendngjarje dhe kontrolluan zonën rezultoi se nuk kishte asnjë njeri dhe alarjmi ishte fals.
Ndërkohë në kryeqytet, rreth orës 12:30, shtetasi P.S., 30 vjeç, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit.
Ai është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
