Një libër për gruan, Xhoi Jakaj sjell rrëfime e letra nga gratë e burgosura

 “Grua” është titulli i librit të katërt të Xhoi Jakajt. Në promovimin e tij, autorja tha se është frymëzuar nga gratë që ka njohur e bashkëpunuar, por veçanërisht nga ato të burgut 325, të cilin e drejtoi për disa vite.

Një libër shumë dimensional, në qendër të së cilit qëndron gruaja.Gur themeli i familjes e shoqërisë, si forcë e rrallë dhe shpesh heroinë, të tillë e sjell gruan Xhoi Jakaj në librin e saj të fundit.

Përmes tij lexuesi do të mund të prekë historitë e grave të burgosura, rrëfime të dhimbshme por që mbartin leksione të rëndësishme jete e dashurie.

Përveç historive e këshillave, faqet e fundit të librit shërbejnë si manual për shumë ligje të hartuara mbi të drejtat e grave.

Të ardhurat nga shitjet do të përdoren për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Kultura Lajme Libra promovim libri xhoi jakaj

EMISIONET