Fati i diktatorëve? Flasin aktorët: Eshtë mirë të vriten gjithmonë, në mos fizikisht, politikisht e moralisht

Fati i diktatorëve? Flasin aktorët: Eshtë mirë të

A do shpëtojmë ndonjëherë nga diktatorët? Si duhet të sillemi me diktatorët? Regjisori dhe aktorët e dramës "Jul Çezari" përcollën mesazhet e tyre përmes veprës të vendosur në skenë në Shkodër

E shkruar 4 shekuj më parë, vepra e Shekspirit për fatin e diktatorit po shfaqet në Shqipëri në një kohë të trazuar, jo vetëm politike.

Alfred Trebicka:"Realisht ne nuk do të shpëtojmë ndonjëherë nga diktatorët. E gjithë puna është se sa do të arrijmë t'i mbajmë në fre, pra të mos i lëmë që të na hipën mbi kokë siç i kemi patur dhe fatkeqësisht ka akoma shenja"

Ervin Bejleri:"Kam përshtypjen që në Shqipëri kërkohet një Avni, jo aq radikal sa Avni Rustemi, por vërtetë që kërkohet dikush, kërkohet një frymë e re që të ndryshojë, që të sjellë atë të cilës Shqipërisë po i mungon dita-ditës; frymën, ajrin"

Jul Çezari i Sheksipirit jep edhe mesazhet për atë që synon të kthehet në dikator i radhës.

Romir Zalla: "Është mirë që diktatorët të vriten gjithmonë, në mos fizikisht, politikisht, moralisht. Në momentin që pushteti fillon dhe të konsumon dhe të ezauron, duhet patjetër të hapësh krahun dhe t'i hapësh dritën jeshile një lideri tjetër"

Vendi Lajme jul cezari Aktualitet

EMISIONET