Nis pelegrinazhi, mijëra besimtare i drejtohen malit të shenjte, policia në gatishmëri

Nis pelegrinazhi, mijëra besimtare i drejtohen malit të shenjte,

Qyteti i Lacit prej pasdites së të premtes dhe gjatë gjithë ditës së shtunë është mbipopulluar nga pelegrinë.

Të ardhur nga i gjithë vendi, Kosova, Mali i zi e maqedonia kane vizituar Kishen e Shna Ndout nje nder vendet më të frekuentuara të pelegrinazhit në evropë.

Sot perfundojne rituali i 13 të martave duke shenuar ditën e Shna Ndout, që festohej edhe ne kohen e diktatures, por besimtarët kryenin fshehurazi ritet ne kishë.

Kisha e Shna Ndout daton rreth 8 shekuj me pare ku Kleri franceskan u vendos ne Kishen e Lacit Sebaste dhe solli devocionin e shna ndout te Padoves. Pas viteve 90 kjo kishe eshte bere simboli i vizitoreve ne tere vendin dhe mendohet se gjate dy diteve do kryejne ritet fetare rreth 1 milion pelegrinë.

Ne mbarvajtjen e këtij pelegrinazhi jane angazhuar dhe forcat e policisë së Kurbinit.

EMISIONET