Nis pastrimi i Fierzës, Prençi: Të angazhohen Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Mjedisit
Nis fushata e pastrimit të liqenit të Fierzës pas shpalljes 'Emergjencës Lokale' për një periudhë 5 ditore nga ana e prefektit të qarkut Kukës. Ndërhyrja është bërë e mundur nga strukturat e Emergjencave Civile, Ushtrisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të bërë të mundur pastrimin përfundimtar nga mbetjet plastike dhe ato organike.
Drejtori i Emergjencave Civile u ka kërkuar të bashkohen në këtë nismë përkatësisht Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Bujqësisë pasi sipas tij kanë përgjegjësi ta mirëmbajnë mjedisin por edhe shoqërisë civile dhe nxënësve të shkollave.
Shemsi Prençi, Drejtori i Emergjencave Civile: Ftoj Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Mjedisit të bashkohen në këtë nismë për ta pastruar liqenin sepse ende nuk është parë roli i dy prej institucioneve që kanë përgjegjësi për të mirëmbajtur mjedisin dhe për tu bërë promotore e pastrimit të liqenit.
Në këtë fushatë janë angazhuar rreth 60 forca pasi vija liqenore e Fierzës eshtë e gjatë ndërkohë që shumë shpejt nis edhe sezoni turistik.
https://youtu.be/XtBKsIgoxhY
/Oranews.tv/
