Nikolla, drejtuese politike e PS në Lezhë. PD: Ministri helmues u zëvendësua me ish-Ministren me mesatare 5.6

Nikolla, drejtuese politike e PS në Lezhë. PD: Ministri helmues u

Rikthimi i Lindita Nikollës si drejtuese politike e PS në Qarkun e  Lezhës ka sjellur edhe reagimin e degës së PD-së në këtë qark.

Në një deklaratë për mediat, PD thotë se Kryerilindasi që në afro 8 vjet nuk bëri një investim serioz në Lezhë, përjashto një shetitore dhe një shesh që i ngjan një parkimi, dhe jo zhvillimi urban, vendosi të zëvëndësojë një dështak me një dështake për punët politike të tyre në Lezhë.

Sipas PD-së, largimi i ministrit helmues Lleshaj, duke plotësuar egon e të emëruarit në krye të Bashkisë Lezhë për prishje pazaresh me njëri-tjetrin, për ta zëvëndësuar me ish Ministren e Arsimit me mesatare 5.6 , është tallja që bëhët ndaj socialistëve të Lezhës dhe popullit në tërsi.

"Si ish ministra të Rilindjes, Lindita Nikolla , Mimi Kodheli apo Sander Lleshaj, janë modeli i dështimit të turpshëm. Dhe pse në poste të larta qeveritare, nuk punuan kurrë për banorët e Qarkut Lezhë, por vetëm mashtruan. Rilindja ndryshon emrin, por kurrë sjelljen dhe veprimin.

Lezha dhe Shqipëria  do t'i ndëshkojë !Ditë më të mira po vijnë me ndryshimin që do të sjellin shqiptarët,Lulzim Bashën-Kryeministër" përfundon deklarata.

Vendimi për caktimin e Lindita Nikollës si drejtuese politike e PS për Lezhën u mor sot nga Rama në mbledhjen e grupit parlamentar që u mbajt në Elbasan.

Vendi Lajme Politikë PD lindita nikolla

EMISIONET