Nga Tirana në Përmet me furgon", Ora News zbulon detaje si u larguan 2 të miturat, pranë tyre dhe një burrë 45 vjeç

Nga Tirana në Përmet me furgon", Ora News zbulon detaje si u

Ora News zbulon detaje si u larguan më 1 janar nga banesat e tyre në Tiranë dy vajzat adoleshente. Prindërve u kishin thënë se do të shkonin për vizitë tek njëra tjetra për Vit të ri ndërsa me vete kanë marrë edhe para, kartat e identitetit dhe disa veshje.

Vajzat u gjetën më 5 janar në një hotel në Përmet.

Para hetuesve ato janë shprehur se në Përmet kanë mbërritur nëpërmjet një furgoni linje ku më pas janë akomoduar në hotel.

Në momentin që janë gjetur nga policia, pranë tyre është konstatuar dhe një burrë i moshës 45-vjeç, roli i të cilit ende nuk është përcaktuar nga policia.

Të martën, 5 janar, edhe prokuroria nisi hetimet për zhdukjen e dy vajzave të mitura, ku iu kërkua kompanive telefonike të t’i vënë në dispozicion tabulatet telefonike, pasi familjarët ngritën akuza se mund të jenë rrëmbyer.

Vendi Lajme tirane Aktualitet zhdukja e vajzave

EMISIONET