Nga Tirana me valixhe tenton të kalojë 2 kg kanabis në Prishtinë
Një sasi prej 2 kg kanabis është tentuar të dërgohet në Prishtinë e fshehur në autobusin e linjës.
Një shtetas shqiptar nga Kosova kishte fshehur një pjesë të lëndës narkotike në valixhe, ndërsa pakon tjetër e kishte vendosur në autobus. Rreth orës 09: 50 të mëngjesit të 12 majit 2015, kur oficerët e pikës doganore të Vërmicës është bërë skanimi i valixheve policia zbuloi lëndën narkotike të paketuar.
Mësohet se shtetasi kosovar i është dorëzuar policisë së Kosovës
"Gjatë skanimit të valigjeve tek një udhëtar me shtetësi kosovare janë hasur ne paketime të dyshimta.
Gjithashtu edhe në autobus është gjetur një pako tjetër. Pas zbulimit të rastit është njoftuar policia kufitare që kanë berë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe ndalimin e personit të dyshuar dhe fillimin e hetimeve.
Sasia e zbuluar e lëndës narkotike (canabis sativa) është afër 2 kg dhe e njëjta së bashku me rastin janë dorëzuar tek Policia e Kosovës" thuhet në njoftimin e policisë.
[caption id="attachment_512313" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Droga e gjetur në autobus[/caption]
[caption id="attachment_512315" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Droga e gjetur në autobus[/caption]
