BE-ja do të ndajë 80 milionë euro për Shqipërinë për të zbutur krizën energjetike
Kriza energjitike me të cilën po përballet Europa dhe përgjigjia ndaj saj dominoi fjalimin e presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Tiranë.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama ajo njoftoi se Bashkimi Evropian pritet të ndajë 80 milionë euro si ndihmë të menjëhershme për vendin tonë në përballimin e krizës energjetike.
"Rusia po manipulon tregjet dhe i ndjejmë të gjithë efektet. Fatmrësisht Shqipëria nuk ka fare varësi nga gazi rus por energjia elektrike që vjen në Shqipëri ndikohet nga trazirat në treg dhe këto çmime kaq të larta stratosferike, kjo sjell ndikim dhe në Shqipëri. BE ka vendosur se e vetmja përgjigje që und të japim është uniteti dhe solidariteti, përfshirë Shqipërinë.
Po propozojmë për një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, të njëjtën gjë po bëjmë dhe në BE. Do të jenë 80 mln euro në grante. Pjesa tjetër është mbështetja që do vijë pas janarit për sistemin e enegjisë, 500 mln euro në grante për të investuar në energjinë elektrike në gjithë rajonin. Është me rëndësi të investojmë në energjinë e rinovueshme. Investimi do të jenë në impiantin lundrues diellor në Vaun e Dejës, modernizimin e Hidrocentralit të Fierzës".
Vetë kryeministri Rama e konsideroi një ndihmë bujare por sakaq kujtoi që është vetëm 1/6 e shumës që vendi jonë ka shpenzuar për energjinë gjatë këtij viti.
"80 milionë euro nuk janë pak, janë një shifër e konsiderueshme. Kjo shifër është 1/6 e këtij vitit. Na është dashur në total 460 milionë euro për energjinë, në një shumë të kombinuar me buxhetin e shtetit dhe KESH. Kjo shumë ka ndihmuar edhe për inflacionin. Pavarësisht se ju si media nuk e thoni, Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon dhe arsye kryesore e këtij inflacioni të ulët është pikërisht mburoja financiare për çmimin e energjisë.
Nëse do të kishim relativizuar këtë mburojë, duke prekur çmimin e energjisë duke e afruar me tregun, do të reflektohej tek të gjitha çmimet. Asnjë pikë shitjeje nuk ka një çmim të energjisë të ndryshuar, paguan të njëjtën çmim që kishte para krizës. E dëgjoj të përsëritur pyetjen për të hequr dorë nga rritja e çmimit të energjisë, fasha 800 kilovat është një tavan nën të cilin çdo familje mund të kryejë nevojat bazike p pasur nevojë për më shumë. Në mbi 1.2 milionë abonentë familjarë, janë 60 mijë familje që dalin mbi këtë tavan për ngrohje.
Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e BE-së vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt BE duke theksuar se hapja e negociatave ishte rezultat i këtyre arritjeve.
"Ky është suksesi juaj, rezultati i shumë viteve plot me përpjekje. Keni ruajtur një vëmendje shumë të fortë te integrimi. Keni treguar përherë përkushtimin tuaj ndaj BE. Është shembullore të shohim që Shqipëria në formë aktive ka mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar te rregullat në Këshillin e Sigurisë të OKB dhe ju falenderoj për këtë përkushtim të qartë, kjo ju nderon dhe tregon se jemi një komunitet me të njëjtat vlerat që ne ndajmë.
Shqipëria po ecën përpara në mënyrë të vendosur në rrugën drejt BE. Ju po forconi shtetin e të drejtës me reforma të rëndësishme në sistemin e drejtësisë për të cilën arritët të krijonit konsensus ndërpartiak. Ky është parakusht por nuk është i lehtë ama. Ekonomia juaj është bërë e fortë sërish pas Covidit. Këto janë arritje në një kohë plot sfida".
Von der Leyen tha se e opret me kënaqësi rikthimin në Tiranë në dhjetor për Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
"Shqipëria duhet të ndihet krenare për arritjet e saj, qyetarët shqiptarë kanë treguar jo vetëm largpamësi por edhe rezistencë. Në 6 dhjetor do takohemi sërish këtu në Tiranë me Këshillin Europian, do kemi samitin e Ballkanit Perëndimor".




