Rama: Në 2024 hekurudhë Tiranë-Durrës, na ka prekur lufta në Ukrainë, por nuk rrisim çmimin e energjisë

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen kujtoi mbështetjen e BE-së lidhur me tërmetin e vitit 2019.

Rama shtoi se kontinenti evropian është i prekur nga lufta në Ukrainë, duke theksuar se çmimet e energjisë janë rritur si dhe inflacioni.

Rama: Ne jemi shumë të vetëdijshëm se falë jush ne kemi pasur një mbështetje edhe më të madhe pas tërmetit të pak viteve më parë. Ashtu sikurse jemi të vetëdijshëm se edhe në këtë situatë të vështirtë për të gjithë sërish falë qasjes së Komisioni ndaj Ballkanit ne nuk jemi vetëm. Dua ta falenderoj shumë presidenten për këtë vizitë në Tiranë. Kemi qenë bashkë për të parë punimet e hekurudhës së re që më në fund, do të nisim punimet edhe pse vonë, dhe në pranverën e vitit 2024 do të kemi hekurudhën Tiranë-Durrës dhe Rinas.

Takimi i sotëm ka një vlerë të veçantë sepse presidentja na ka informuar për të gjithë situatën financiare në kushtet e një luftë ku plagët janë në Ukrainë, por pasojat ndjehen në të gjithë Evropën në çmimet e energjisë dhe në inflacion. E kam informuar presidenten për qasjen tonë dhe vendosshmërinë tonë për të mbështetur familjet dhe biznesin e vogël për të mos e prekur çmimin e energjisë.

...

E dëgjoj të përsëritur pyetjen “do hiqni dorë nga rritja e çmimit të energjisë”. Ne nuk do të rrisim çmimin e energjisë. S’e kemi thënë kurrë këtë gjë. Vendosja e fashës 800 kWh nuk është rritje e çmimit të energjisë. Është vendosja e një tavani nën të cilin çdo familje mund të kryejë të gjitha nevojat bazike, të gjitha, pa përjashtim, pa pasur nevojë për më shumë. Kjo është e llogaritur dhe mbi 1 milion konsumatorë, abonentë familjarë, 1.2 milionë më saktë, janë maksimumi 60 mijë familje të cilat konstatohet se dalin mbi këtë tavan në kulmin e nevojës për ngrohje apo për ftohje. Ky është komplet gjë tjetër në krahasim me fjalorin “rritje e çmimit të energjisë”.