Rama: Në maj ishte finalja e Konference Ligë, në dhjetor në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor

Në konferencën e përbashkët me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama tha se në 6 dhjetor do të ketë një ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë.

Rama theksoi se në këtë datë do të kemi në Tiranë samitin e BE-së me Ballkanin perëndimor ku do të vijnë të gjithë liderat e BE-së dhe ata të Ballkanit.

Rama: Kemi folur edhe për një ngjarje të jashtëzakonshme të Shqipërisë. Në 6 dhjetor do të kemi në Tiranë samitin e BE-së me Ballkanin perëndimor ku do të vijnë të gjithë liderat e BE-së dhe ata të Ballkanit.

Tirana është bërë skena e një finaleje në futboll dhe tani do të bëhet skena e një ngjarje politike evropiane të dorës së parë në gjysmën e dytë të vitit. Janë ngjarje që dikur askush nuk i imagjinonte jo më t’i jetonte.