Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Jemi evropianë po aq sa vendet e BE, kemi bërë avancime historike

Në konferencën e përbashkët presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, kryeministri Rama u shpreh se në 6 dhjetor në samitin Be-Ballkani perëndimor do të diskutohet për integrimin e rajonit.

Ai theksoi se rajoni ynë është po aq evropian, përpos faktit se nuk jemi pjesë e BE-së, dhe se janë bërë shumë hapa në këtë proces.

Rama: Pritshmëria e Samitit BE-Ballkani Perëndimor është që në fillim të zbresin të gjithë udhëheqësit e BE-së dhe të diskutojmë për temat e Ballkanit për të parë se çfarë është bërë dhe çfarë mund të bëhet për vitin e ardhshme. Deri më tani është krijuar një sinergji mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Evropianë ne, evropianë këta dhe fatet tona në gjërat e mëdha i kemi të përbashkëta. Në këtë aspakët kemi bërë avancime historike në raport me BE-në dhe në raportin me rajonin, ku kemi një rol të dorës së parë.