Ishte faji i kompanisë, çisterna e kompanisë së gazit në Porto Romano me shkelje

Inspektoriati shtetëror teknik dhe industrial fajësoi kompaninë private për rrjedhjen e gazit në Porto Romano, një ditë më parë. Kontrolli i kryer pas ngjarjes ka evidentuar pesë shkelje tekniko-ligjore. Sipas raportit të ISHTI-it çisterna e kompanisë nuk kishte disa çertifikata sigurie, ndaj nuk do të përdoret deri sa të pajiset më dokumentacionin e nevojshëm.

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial konstatoi shkelje në kompaninë “Gazpower AL” ku pati rrjedhje gazi mesditën e 26 tetorit.

Ngjarja shkaktoi panik te banorët në Porto Romano, ndërsa në raportin e bërë publik rezulton se çisterna e furnizimit të kompanisë “Gazpower AL” nuk ka pasur një sërë dokumentash tekniko-ligjore, të lëshuara nga organet e miratuara.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas inspektimit në terren rezulton se çisterna nuk kishte çrtifikatë konformiteti e cila lëshohet nga një organ i miratuar. Po kështu mungonte edhe çertifikata e miratimit për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshëm e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar (ADR).

Inspektoriati ka gjetur edhe mungesën e çertifikatës për transportin e mallrave të rrezikshëm e cila lëshohet nga Drejtoria e Transportit Rrugorë, policën për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësisnë ndaj palëve të treta dhe çertifikatën e kalibrimit të sasisë të çisternës së GLN-s.

Pas inspektimit, subjektit “Gaspower AL” iu la detyrë që të merren masa për boshatisjen e menjëhershme të çisternës së GLN-s, për pastrimin e territorit, monitorimin e çisternës së GLN-s si dhe ambientit për qark.

Çisterna e GLN-s e cila pati rrjedhje, është urdhëruar që të mos përdoret pa u pajisur me të gjithë dokumentacionin tekniko ligjor.

Ishte faji i kompanisë, çisterna e kompanisë së gazit