Dëmet e emigrimit masiv, Dragoti: Shpopullimi rrit problemet e shëndetit mendor

Më shumë se 12 mijë shqiptarë janë kapur në Londër pasi kanë emigruar ilegalisht atje vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti. Sociologu Edmond Dragoti thotë se veç dëmeve në tregun e punës dhe në skemën e pensioneve, emigracioni masiv do të rrisë rastet e sëmundjeve mendore.

Ekspertët parashikojnë se numri i personave me probleme të shëndetit mendor do të rritet, për shakak të largimit masiv të qytetarëve nga Shqipëria.

Sociologu Edmond Dragoti e shikon situatën me shqetësim duke thënë se moshat e treta e vuajnë këtë gjendje më së shumti pasi do të ndihen të braktisur.

Edmond Dragoti: Ndikim do të ketë sepse grupet moshore të rritura janë vulnerabël dhe të riskuar në aspektin e shëndetit mendor. Braktisen shpesh nga grupet e tjera të popullsisë, lihen mënjanë. Nuk janë aktive në punë, mungojnë alternativat e komunikimit me njerëz. Ndjehen të braktisur, ankthioz me probleme të kësaj natyre.

Një tjetër pasojë e shpopullimit masiv është edhe ulja e numrit të kontributorëve në sigurimet shoqërore, çka do të ndikojë tek skema e pensioneve.

Edmond Dragoti: Fuqia apo forca e popullsisë e cila duhet të investojë në sigurimet shoqerore është e vogël dhe gjithnjë e më shumë po paksohet. Mundësia për të mbushur hendekun e pensioneve nga ana e shtetit është shumë e madhe.

Një tjetër problem nga emigrimi masiv po e përjetojnë bizneset që do të mbeten pa fuqi punëtore, ç’ka po e bën të nevojshme kërkesën për punonjës nga shtete e huaja, megjithëse edhe kjo ka rreziqet e veta.

Edmond Dragoti: Ne ishim një shoqeri deri tani e pastër në kuptimin e nivelit të popullsisë ndaj nuk jemi as racist por shoh që prania ose ardhja e tyr do të krijojë situata diskriminimi.

Për Dragotin, situate më problematike duket për shkak se askush nuk po merr masa për një zgjidhje të afërt. Rreth 12000 shqiptarë kanë shkuar klandestinë në Britani në 10 muaj të vitit 2022.