Shiste kokainë në doza në Peshkopi, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2022, 16:02
Një 32-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Dibrës pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike kokainë në doza në qytetin e Peshkopisë.
Në pranga ra shtetasi A. A, i cili dyshohet se shpërndante doza të lëndës së dyshuar narkotike, në territorin e qarkut Dibër.
Gjatë kontrollit, i është gjetur e fshehur në trup, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

