Denoncohet IMT/ Punimet në zonën e 5 majit, Ibraj: Do ngre padi, më grabitën truallin
Kujtim Ibraj, banor i zonës se 5 majit akuzon bashkinë e Tiranës për tejkalim kompetencash. Punonjësit e IMT dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik po ndërtojnë një mur pa një projekt dhe pa bërë matjet e duhura. Ai thotë se punimet po kryhen brenda truallit qe e ka me hipoteke.
Këta janë 2 punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik të cilët sipas banorit tw zonws se 5 majit, Kujtim Ibraj, po ndërtojnë aty një mur në mënyrë të kundraligjshme.
Ibraj: Më jep një vendim ligjor të paktën, një letër, një dokumentacion dua, asgjë s’po të kërkoj, një letër shteti.
Ibraj thotë se punimet për murin rrethues, I kanw prekur truallin që pretendon se e ka me hipotekë.
Ibraj: Unë e kam pronën deri këtu, me certifikatë pronësie. Ata do ta vendosin murin këtu, pa asnjë lloj skice, sesi e kanë marrë këta pa një inxhinier ndërtimi pa asnjë unë nuk e kuptoj.
Sipas tij, punonjësit e IMT dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Public kanë ndërhyre pa kryer matjet e duhura dhe pa i vënë në dispozicion vendimin ku bazohen për punimet.
Ibraj: Këta bëjnë veprim pa leje, gjobiten e prishin prapë, këta bëjnë ndërtim pa leje. Nuk e dija që bashkia e Tiranës ka kaq lek sa të vijë të bëjë muret tona dhe të ndajë kufijtë, nuk paguhet bashkia e Tiranës për këtë pjesë. Këta zotërinjtë nuk mund të vendosin mure në mënyrë arbitrare. Këta përdorin një vendim për rivendosjen e një muri që është ky muri këtu, ky nuk ka lidhje me këtë murin këtu. Duan ta vendosin murin këtu, kur unë në certifikatën e pronësisë e kam deri këtu. Na marrin sipërfaqe të truallit në mënyrë arbitrare sepse nuk e ka mat asnjë njeri këtë.
Për të gjithë dëmin e shkaktuar ai do të ngrejë një padi në gjykatë.
Ibraj: Do ta çoj në gjykatë dhe do bëj kallëzim penal IMT-në.



