Rama: 460 mln € për energjinë vetëm në vitin 2022, falë qeverisë kemi inflacionin më të ulët në rajon

Në konferencën e përbashkët presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka hardhuar për vitin 2022 plot 460 milionë euro për energjinë.

Ai shtoi se nëse qeveria nuk do të krijonte mburojë financiare për energjinë, atëherë do të kishim rritje të çmimeve në vend.

Rama theksoi se vendin ynë për shkak të kësaj politike nga qeveria ka mundur që të ketë inflacionin më të ulët në rajon.

Rama: 80 milionë euro nuk janë pak, janë një shifër e konsiderueshme. Kjo shifër është 1/6 e këtij vitit. Na është dashur në total 460 milionë euro për energjinë, në një shumë të kombinuar me buxhetin e shtetit dhe KESH. Kjo shumë ka ndihmuar edhe për inflacionin. Pavarësisht se ju si media nuk e thoni, Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon dhe arsye kryesore e këtij inflacioni të ulët është pikërisht mburoja financiare për çmimin e energjisë.

Nëse do të kishim relativizuar këtë mburojë, duke prekur çmimin e energjisë duke e afruar me tregun, do të reflektohej tek të gjitha çmimet. Asnjë pikë shitjeje nuk ka një çmim të energjisë të ndryshuar, paguan të njëjtën çmim që kishte para krizës. E dëgjoj të përsëritur pyetjen për të hequr dorë nga rritja e çmimit të energjisë, fasha 800 kilovat është një tavan nën të cilin çdo familje mund të kryejë nevojat bazike p pasur nevojë për më shumë. Në mbi 1.2 milionë abonentë familjarë, janë 60 mijë familje që dalin mbi këtë tavan për ngrohje.