"Dikur i kujtonit ngjalat", Sa e moralshme është aleanca mes tyre? Përgjigjen Berisha dhe Meta

Kreu i PD, Sali Berisha dhe Kreu i PL-së Ilir Meta në konfernecën për gazetarët pas firmosjes së marrëveshjes u pyetën edhe sesa e moralshme ishte kjo marrëveshje mes tyre duke kujtuar edhe akuzat që liderët u kanë bërë njëri-tjetrit, gjatë aleancës së LSI-së me PS-në.

Sa e moralshme është aleanca juaj kur më 25 prill PD fajësonte anëtarët e LSI-së për humbjen e thellë në zgjedhje, përmes raportit të bërë nga drejtuesit e PD-së e nga ana tjetër sa e moralshme është për shqitarët një bashkëpunim mes juve të dyve. Zoti Berisha kujtoj ju e akuzonit dikur Ilir Metën apo i kujtonit ngjalat kur ai bashkëpunoi me Edi Ramën, ndërkohë Meta si Kryetar parlamenti ju kujtonte djalin duke thënë se nuk jep më dorëheqjen për të?

Ilir Meta: Besoj se përmbajtja e marrëveshjes është ajo që u intereson shqipatrëve. Dhe përmbajtja e marrëveshjes është dhënia në fuqi atyre pëmes referendumit, përmes primareve dhe shndërrimit të këshillave

Pavarësisht shqetësimit historik që u jep shqiptarëve kjo mnarrëveshje në çdo rast pa asnjë diskutim është shumë e ndershme dhe transparente sesa marrëveshja e natës së 17 majit që vazhdon ende sot për të minuar opozitarismin në Shqipëri, demokracinë dhe mbajtur të shtypur qytetarët ndaj një regjimi tërësisht kleptokratik.

Sali Berisha: Se çfarë thoshte deputeti Basha, i mori me vete të gjitha ato që thoshte. Miqësisht do t’ju sugjeroja të mos i nxirrni nga arkiva ato tanimë, kjo nuk do t’ju shërbejë.

Kjo është marrëveshja e shkallmimit të regjimit të Ramës dhe groposjes politikisht të një njeriu që shok për negativitete ka vetëm veten, që kur është qeveris Tirana për herë të parë nga shqiptarë deri më sot.

Duhet ta shihni këtë me shpresë dhe besim të madh, si marrëveshjen e ndryshimeve që presin shqiptarët. Në politikë nuk ka interesa personale por interesa politike të përgjithshme. Mendoj se interesi i përgjithshëm i kësaj marrëveshjeje është i jashtëzakonshëm”, tha Berisha.