Platforma që shpëton universitetet, Pedagogët: Të rishikohet ligji për arsimin e lartë
Një platformë që shpëton universitetet.
Kjo është nisma që kanë ndërmarrë pedagogët protestues me synim përmirësimin e jetës akademike dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Platforma është një pasyqyrim i gjithë problematikave por në të shtrohen edhe zgjidhjet për secilin prej tyre.
Rishkimi i ligjit për arsimin e lartë është një ndër pikat që përfshihet në këtë dokument.
Ardian Isufi: “Të rishikohet në shumë çështje. Patjetër në çështjen e financimit, patjetër në cilësinë e mësimdhënies, është lëndë sot në thonjëza, në autonominë universitare por ne mendojmë që ka shumë nevojë për tu riparë kjo sepse fundi fundit edhe bordet e administrimit sot, një pjesë dërrmuese janë të Qeverisë.”
Sandër Kovaçi: “Dalin problem që kanë të bëjnë me mënyrën e qeverisjes së universiteteve, mbi mandatet, këtu ka njerëz që shkojnë tre katër mandate, herë rektor herë dekan. Është bërë sistemi i nepotizmit në universitet gangrena më e madhe.”
Një tjetër pikë e rëndësishme brenda kësaj platforme është kontrata kolektive që sipas pedagogove do u ofronte më shumë siguri në punë.
Pedagog: “Kjo kontrata të paktën na mbron ligjërisht, kjo është kontratë ligjore për efekt të Kodit të Punës.”
Ardian Isufi: “Sot kemi intimidim për shumë pedagogë që nuk dalin dot direkt në protestën tonë por janë jashtë auditorëve. Një nga çështjet e rëndësishme është çështja e rregullesës së kontratës të përbashkët.”
Dokumenti që është ende në hartim dhe që po diskutohet mes akademikëve në fund do ti dorëzohet Ministrisë së Arsimit.
“Jo thjesht për ta zyrtarizuar por për ta marrë në një analizë konkrete.”
Të enjten pedagogët njoftuan se edhe java e dytë do të mbyllet me protesta dhe bojkot pasi Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje për kërkesat kryesore.
Sandër Kovaçi: “Rritjen e financimit për Arsimin e Lartë, qoftë në trajtën e rritjes së pagesës për profesoratin apo në lidhje me aspekte të tjera financiare që ka të bëjë me financimin e Kërkimit Shkencor. Këto dy elemente nuk janë ezauruar dhe nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes.”
Nga Universitetet, ai i Mjekësisë është i pari që vendosi të rrisë pagat e pedagogëve me 8% nga të ardhurat e vetë institucionit. Pedagogët thonë se të ardhurat që përfitohen nga studentët duhet të përdoren për ta dhe jo për rrogat e profesorëve.