Aksident në Vlorë, BMW futet kundravajtje dhe përplaset me trafikndarësen, lëndohet drejtuesja
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 27 Tetor 2022, 15:03
Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike pranë Gjykatës së Apelit, Vlorë.
Makina tip BMW ka qenë në korsinë e kundërt dhe nga shpejtësia ka humbur kontrollin, është përplasur me tabelat dhe trafikndarësen dhe ka përfunduar në korsinë tjetër, ku ka përplasur dhe një makinë tip Hondai.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit BMW e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Nga përplasja është rrëzuar dhe një prej shtyllave të ndriçimit.

