Fëmijët ngujohen pas divorcit të prindërve, nuk donin të jetonin me nënat e tyre
Prej gati një muaj gjashtë fëmijë janë ngujuar në një banesë në Levan të Fierit pasi sipas të afërmve nuk duan të shkojnë të jetojnë me nënat pas divorcit nga baballarët e tyre Ilir dhe Lefter Hila.
Fëmijët janë të moshave 8 deri në 13 vjeç dhe përgjatë tetorit nuk kanë frekuentuar as shkollën.
“Ata morën gur dhe qëllonin me gurë nga kati lartë.”
“Këto gjëra bëhen me negociata jo me luftë. Gjithë kjo luftë, gjithë kjo polici.”
“Dje 4 orë reprezalie të paparë, shqyen portat. Fëmijët u traumatizuan.”
Gjykata ka vendosur që kujdestaria t`ju kalojë nënave por vëllezërit nuk kanë pranuar të zbatojnë vendimin, ndaj njëri prej tyre Iliri është arrestuar nga policia ndërsa tjetri Lefter Hila është shpallur në kërkim.
“Pa mandate pa asnjë gjë, vëllain ma arrestuan Ilirin.”
Të enjten punonjës të përmbarimit, shoqëruar nga forca të shumta të policisë shkuan në Levan të ekzekutojnë urdhrin e gjykatës por janë ndeshur me kundërshtimin e fëmijëve dhe të afërmve të tyre.
Personi Ilir Hila ndodhet me masën e sigurisë arrest me burg dhe për këtë arsye kemi ardhur këtu në banesë për të ekzekutuar vendimin e gjykatës dhe fëmijët tia kalojmë nënës pasi nuk ka kujdestar higjor. Kurse shtetasit Majlinda Hilaj e cila ka qenë me urdhër mbrojtje nga gjykata ku i padituri Lefter Hila nuk lejohej të takonte fëmijët e vet është ekzekutuar dhe ai vendim dhe fëmijët i kanë kaluar paditëses Majlinda Hilaj.
Pas disa orësh negociatash fëmijët e ngujuar në banesë u larguan së bashku me nënat e tyre, punonjësit sociale dhe psikologët.
